Cristiano Ronaldo sapo ka blerë një avion privat me vlerë 50 milionë euro, jo për luks, por sepse për të ishte nevojë: “Më duhej, nuk jam njeri normal të endesha nëpër aeroporte. Investimi në një avion privat ishte i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, jo thjesht shpenzim luksi. Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë? Një avion. Kam avionin tim personal që nga mosha 30 vjeç, por e ndryshova një vit më parë. Tani kam një ‘Global Express’, më të mirë pas 10 vitesh”.
Në fillim të vitit 2025, ai zëvendësoi “Gulfstream G200” me “Bombardier BD-700-1A10 Global Express XRS”, me vlerë rreth 50 milionë euro. Avioni është personalizuar me logon CR7 dhe një siluetë që kujton festimin e tij të famshëm. Ronaldo shpjegon: “Jam në një moment të jetës ku gjërat materiale nuk më interesojnë më. Avioni është vetëm për nevojë, sepse nuk jam një person normal. Nuk mund të qëndroj nëpër aeroporte. Më ndihmon dhe më jep komoditet. Dua vetëm të jem i lumtur dhe ta shijoj jetën. Siç thotë Carl Jung, pas 40 vitesh fillon vërtet jeta”.
40-vjeçari portugez, i njohur për menaxhimin e kujdesshëm të pasurisë së tij, u shpall së fundi nga “Bloomberg” si futbollisti i parë miliarder në histori, megjithatë tregon se ishte i vetëdijshëm për pasurinë e tij prej shumë vitesh: “Nuk është e vërtetë, jam miliarder prej shumë vitesh. Si e di? Shoh paratë e mia, duhet të kujdesesh për gjërat e tua. Kam njerëz përreth që më ndihmojnë të bëj gjërat e duhura, sidomos për financat dhe investimet. Kam kontroll mbi gjithçka, sepse është jeta ime, janë paratë e mia”.
