Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Në ditën e fundit të PanairitNdërkombëtar të Tiranës, të organizuar nga Klik Ekspo Group, vëmendjen e mediave e tërhoqi pjesëmarrja e Slobodan Cvetković, CEO i Novi Sad Fair dhe ish-Ministër i Ekonomisë nëQeverinë e Serbisë.
Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Cvetković mori pjesëedhe në mbledhjen e Komitetit Drejtues të CEFA-s (Central European Fair Alliance), ku u diskutua për të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar mes qendrave të mëdha ekspozuesetë Evropës Qendrore dhe Ballkanit.
Në një prononcim për median, ai vlerësoi jo vetëm organizimin e panairit, por edhe dinamikën pozitive të zhvillimit urban dheekonomik që po përjeton Tirana:
“Është një kënaqësi e madhe për mua që ndodhem këtu në Tiranë, për herë të parë.
Gjatë takimit të Komitetit të CEFA-s, diskutuam për të ardhmen e organizatës dhe për mënyrat si mund të forcojmë bashkëpuniminmes panaireve dhe bizneseve të rajonit.
Patëm gjithashtu kënaqësinë të shohim projektin që Shqipëria poplanifikon për ndërtimin e një qendre të re ekspozitash në Tiranë – një prezantim i mrekullueshëm, një projekt i madh dhe ambicioz.
Ky qytet është në zhvillim të plotë, me shumë energji dhebashkëpunim mes kompanive shqiptare dhe të huaja.”
Shqipëria, një treg që po tërheq investitorë të rinj
Cvetković vlerësoi gjithashtu potencialin investues tëShqipërisë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe turizmit bregdetar, ku kompanitë serbe dhe rajonale mund të gjejnë hapësira reale bashkëpunimi.
“Pyeta për çmimet e banesave, të hoteleve dhe të tokës në bregdet.
Krahasuar me tregun e Beogradit, këto janë shumë më tëarritshme.
Durrësi, me projektin e ri të portit dhe zhvillimet përgjatëbregdetit, është një mundësi e shkëlqyer për investime.
Është ide e mirë për kompanitë tona që kanë kapital të lirë të vijnëe të investojnë këtu – Shqipëria ofron potencial të vërtetë përinvestitorët që kërkojnë tregje në zgjerim,” – u shpreh ai.
Fryma e bashkëpunimit në rajon
Në mbyllje të intervistës, Cvetković vlerësoi mikpritjenshqiptare dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimeve ekonomikedypalëshe:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që kontaktet e krijuara gjatë këtyre ditëve të jenë të dobishme për të dyja palët.
Dua të përgëzoj qeverinë dhe popullin shqiptar për progresin qëpo bën vendi.
Jam i bindur se vitet e ardhshme do të sjellin rezultate konkrete nëmarrëdhëniet tona ekonomike.”
Një mbyllje me vizion europian
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës 2025 mbylli kështu edicionin e këtij viti me një mesazh të qartë bashkëpunimi dhe zhvillimirajonal, ku Tirana u konfirmua si një qendër e re e takimeveekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe një “dritare drejt sëardhmes” për bizneset që kërkojnë mundësi të reja investimi nërajon.
