Trajtimi i ujërave të ndotura dhe ujit të pijshëm është nevojëjetike për mbrojtur mjedisin dhe shëndetin. Në Shqipëri, kompania Engineering Innovation Solutions ofron zgjidhjeefikase, të cilat iu vijnë në ndihmë bizneseve dhe insitucioneve. Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, nëstendën e EIS, inxhinierja Lumturi Hoxha foli për nevojën e trajtimit të ujërave, edhe si kërkesë e plotësimit të standardeve tëshpallura nga Bashkimi Europian.
“Engineering Innovation Solutions është një kompani, e cilamerret me trajtimin e ujit të ndotur dhe të pijshëm. Trajtimi iujërave të ndotur duhet kryer, edhe për të arritur një standard, qëvjen me kërkesë të Bashkimit Europian, ndërsa trajtimi i ujit tëpijshëm është i nevojshëm”, thotë Znj. Hoxha.
Znj. Hoxha shtoi se biznesi e llogarit trajtimin e ujit të ndotur sikosto shtesë në veprimtarinë e tij, por duhet ta pranojë sizgjidhje me benefit për qëndrueshmërinë e tij.
“Pjesa e trajtimit të ujërave lidhet me dy tipologji të ndryshme; njëra është e lidhur ngushtësisht me institucionet shtetërore, tëcilat kanë obligim për të drejtuar projektet e trajtimit të ujëravetë ndotura. Së dyti, është detyrim i kompanive dhe fabrikave përtë trajtuar ujërat që ato ndotin. Nga ana e institucioneve, janëmarrë masat, ndërsa sektori privat, për fat të keq e sheh si kostoshtesë, por përftimi nga trajtimi i ujit është i madh, pasi ruhetmjedisi, duke u siguruar atyre mirqënie dhe qëndrueshmëri nëbiznes”.
Çfarë bën Engineering Innovation Solutions
EIS përdor parimet e inxhinierisë, fizikës dhe shkencës sëmaterialeve për analizën e projektimit dhe mirëmbajtjes sësistemeve mekanike. EIS projekton dhje monton pajisjetelektrike dhe pneumatike për përdorim industrial, dhe trajtonujërat e ndotura dhe bëjmë ndërtime industriale. Në fushën e agrikulturës EIS ndërton konstruksionet green house, serat, impiantet e riciklimit të mbetjeve të kafshëve dhe prodhimin e biokimikateve prej tyre si dhe impiantet për përdorim nëagrikulturë. Për sektorin inxhinierik, ne përdorim teknologjitëinnovative dhe automatizimin për të arritur qëëlimet dhe për tëplotësuar kërkesat e klientëve./kb
