Last Updated on 10/11/2025 by Kesjana
Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesë të madhe të energjisë, teksa ekipet po bëjnë përpjekje për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse.
Reduktime të energjisë do të ketë në shumicën e rajoneve, prej tetë deri në 16 orë, ka bërë të ditur kompania ukrainase për energji Ukrenergo, duke thënë se situatë e njëjtë do të jetë për disa ditë.
“Reduktimet janë pasojë e sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa në infrastrukturën e energjisë”, ka thënë kompania.
“Është e vështirë të kujtojmë se kur ka pasur kaq shumë sulme direkte në sektorin e energjisë prej nisjes së pushtimit”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë ukrainase të energjisë, Svitlana Hrynchuk.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë para popullit se “ekipet për riparim janë duke punuar pa pushim në të gjitha rajonet”./kb
