Last Updated on 10/11/2025 by EL
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që u zhvilluan dje në pesë bashkitë: Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shkruan se zgjedhjet janë të pavlefshme, duke theksuar se vetëm 12% e qytetarëve morën pjesë.
“Narkopolitika zevendeson vullnetin e popullit me ate te patronazhisteve!
Dje u vulos perfundimisht asgjesimi i vullnetit te popullit nga narkopolitika.
E pabesueshme, por e vertete, 88% e qytetareve nuk votuan!!!
Votuan vetem 12% e zgjedhesve, pra ne fakt votuan nje grusht patronazhistesh dhe nje numer te moshuarish, ndersa munguan masivisht te rinjte, qe bojkotuan zgjedhjet si asnje here me pare.
Narkopolitika i beri nul zgjedhjet!
Nje minorance e kriminalizuar ka rrembyer pushtetin e shumices absolute te popullit.
U zgjodhen 5 kryetare bashkie, qe kane shume me pak vota edhe se votat e zakonshme te partive te tyre, sepse edhe socialistet bojkotuan!
Narkopolitika asgjesoi zgjedhjet dhe zevendesoi pushtetin e popullit me votat e patronazhisteve, qe ushqehen me supën e korrupsionit.
Vetem debilët mund te krenohen e te flasin per fitoren e ketyre hiçzgjedhjeve!”, shkruan Vasili./e.t
