Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose organizoi një tryezë bashkëpunimi me komunitetet fetare. Drejtori Klevis Qose bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një takim të veçantë, ku u diskutua mbi rolin e fesë në sistemin penitenciar.

Të gjithë njëzëri theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve dhe duke sjellë qetësi shpirtërore në jetën e tyre.
Në tryezë morën pjesë Tauland Bica nga Komuniteti Mysliman, Atë Nikolla Kodheli, Dom Kreshnik Ivan Kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Ergjest Biti nga Vëllazëria Ungjillore.
Drejtori Qose vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë përfaqësuesve, duke theksuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë, dhe se bashkëpunimi mes komuniteteve është një urë që lidh dhe forcon shpirtin./ K.M
