Sara Gjordeni dhe Dea Mishel Hoxha. Janë këto dy emra ndër shumë të tjerë, mes ish-banorëve të Big Brother Vip Albania, që publiku i ka projektuar si kandidate të mundshme për t’u ulur në karrigen e opioninistes së këtij edicioni!
Emri i Sarës doli në pah pas një fotoje të publikuar prej saj në instagram, ku shfaqet syri i saj dhe më poshtë dy orë rëra si për të krijuar impaktin e ‘suspancës’ për një projekt të ri.
Një emision radiofonik në TAR, e lexoi këtë si një përfshirje e mundshme e Sara Gjordenit në BBVA.
Vetë kjo e fundit e shpërndau emisionin në rrjet duke dhënë pëlqimin e saj për deklaratat e dy moderatoreve në studio./ K,M
