Pronari i mobilierisë së djegur këtë të martë në Vlorë ka folur lidhur me ngjarjen. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Më tej ai ka theksuar se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje.
Sipas pronarit autori është filmuar nga kamerat dhe kjo ngjarje do të zbardhet shumë shpejtë. Ai konfirmoi dhe faktin se është hera e dytë që i digjet mobilieria. Herën e parë tha se ka patur 5 milionë lekë të reja dëme ndërsa këtë radhë 3 milionë lekë të reja dëme.
Pronari thotë se ka marrë një telefonatë në tre të mëngjesit dhe pas saj ka mbërritur në mobilierinë e djegur. Ai theksoi se ngjarjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë teksa thotë se duhet që organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e saj.
“Unë nuk kam ndonjë konflikt. Nuk jam njeri konfliktual, jam njeri paqësor. Megjithatë mendoj t’ia lë drejtësisë këtë shërbim. Kamerat janë aty, personi është i dukshëm. Mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja”, tha ai./ K.M
