Të paktën 18 persona u plagosën në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” pranë Uashingtonit, pasi një mjet transportues pasagjerësh u përplas me ndërtesën e terminalit “Concourse D”. Autoriteti i Aeroporteve të Uashingtonit konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së hënës, kur një lloj autobusi që përdoret për transportin e udhëtarëve ndërkombëtarë u përplas me ndërtesën.

Pas përplasjes, pasagjerët u evakuuan dhe u trajtuan nga personeli mjekësor i aeroportit. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital me dëmtime që nuk rrezikojnë jetën. Ende nuk është bërë e qartë shkaku i aksidentit apo nëse godina pësoi dëme strukturore, por autoritetet theksuan se aeroporti vazhdon të jetë plotësisht funksional.
Këto mjete datojnë që nga vitet 1960 dhe secili kushton rreth 8 milionë dollarë për t’u rinovuar./ K.M
