Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Në mes të tensioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro është I vendosur në ruajtjten e sovranitetit të vendit.
Gjatë një konference peer mediat, Maduro shpërfilli votimet në senatin amerikan, duke vënë theksin se askush nuk do të mundet të heqë lirinë dhe pavarësinë e Venezuelës.
“Çfarë diskuton Kongresi i Shteteve të Bashkuara, çfarë do të miratojë ose jo, çfarë na intereson neve se çfarë thotë perandoria e Amerikës së Veriut, as presidenti i saj dhe as Kongresi i saj, sepse ne kemi vendosur të jemi të lirë. Le të flasin dhe të diskutojnë çfarë të duan, askush nuk do të na heqë lirinë dhe pavarësinë e vendit, askush nuk do t’ia heqë Venezuelës lavdinë e kësaj lirie të fituar me gjak dhe zjarr,” deklaroi Maduro.
Komentet e Madurës pasuan një votim në Senatin e SHBA-së, i cili bllokoi një rezolutë që do të pengonte presidentin Donald Trump të sulmonte Venezuelën pa autorizimin e Kongresit. Votimi u zhvillua një ditë pasi zyrtarët e administratës i thanë ligjvënësve se Uashingtoni nuk po planifikonte goditje ushtarake në territorin e Venezuelës.
SHBA-të kanë kryer dhjetra sulme që nga shtatori ndaj anijeve pranë bregdetit të Venezuelës dhe, së fundmi, në Oqeanin Paqësor, duke vrarë më shumë se 70 persona.
Mediat nderkombetare raportojne se administrata Trump ka pretenduar se anijet e bombarduara transportonin drogë, por pa paraqitur prova konkrete./MXH
