Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, pasi një burrë me bombë në dorë u përpoq të futej brenda një gjykate në Islamabad, dhe kur nuk arriti te hynte e shpërtheu atë në ambjentet e jashtme pranë një automjeti policie.
Shpërthimi vetëvrasës mori jetën e 12 personave të tjerë, ndërsa 27 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.
Pamjet nga momenti i ngjarjes tregojnë mbetjet e një makine të djegur pranë një automjeti policie.
Ministria e Brendshme njoftoi se po punojne per identifikimit të autorit dhe do të vihen para drejtësisë personat e tjerë të përfshirë.
Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari tha se e dënonte me forcë shpërthimin vetëvrasës.
Ndersa dëshmitarët okularë u shprehen te tronditur per ngjarjen .
Herën e fundit që kryeqyteti i Pakistanit u shënjestrua nga një sulm me bombë ishte tre vjet më parë, kur një oficer policie u vra dhe disa të tjerë u plagosën./ MXH
