Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Një automjet i djegur është gjetur nga Policia në fshatin Halil të Krujës, i dyshuar se u përdor nga autorët e ngjarjes në Rinas. Brenda tij u gjetën katër armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./MXH
