Last Updated on 23/10/2026 by Monika
Pas disa orësh kërkimesh, është gjetur dhe shpëtuar turisti i huaj që kishte humbur orientimin në Vlorë. Operacioni u realizua nga grupi i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.
Pas lokalizimit, turistit iu dha ushqim dhe ndihma e nevojshme, ndërsa grupet e shpëtimit po punojnë për ta nxjerrë drejt qytetit. Sipas informacionit paraprak, ai raportohet në gjendje të mirë shëndetësore./mxh
