Presidenti i Turiqsë, Erdogan ka shprehur ngushëllimet për rrëzimin e avionit të mallrave në Gjeorgji, ku mbetën të vrarë pjesëtarët e ekuipazhit.
“Me vullnetin e Zotit, do ta kapërcejmë këtë përplasje me sa më pak vështirësi. Zoti i prehtë shpirtrat e martirëve tanë dhe le të jemi me ta nëpërmjet lutjeve tona”, tha ai.
Erdogan, zyra e tij dhe ministria nuk thanë se çfarë e shkaktoi rrëzimin dhe nuk dhanë numrin e viktimave. Mediat lokale thanë, pa përmendur shifra, se në bord kishte personel turk dhe azerbajxhanas./MXH
