Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Një incident ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës. Një biznes i tipit mobileri është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona rreth saj. Policia po heton më shumë mbi rastin dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme./E.T
