Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Një operacion i befasishëm është duke u zhvilluar në burgun e Fushë-Krujës, ku forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë hyrë për të kryer kontrolle në ambientet e brendshme të institucionit.
Mësohet se rreth 10 furgona me efektivë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur menjëherë verifikimet në qeli dhe hapësira të tjera të burgut.
Sipas burimeve paraprake, qëllimi i aksionit është identifikimi dhe sekuestrimi i sendeve të ndaluara, përfshirë mjete të improvizuara të mprehta, telefona celularë dhe lëndë narkotike.
Ky operacion vjen në vijim të kontrolleve të ngjashme të zhvilluara më herët në institucione të tjera penitenciare në vend, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë.
Aksioni vijon ende dhe priten informacione të mëtejshme mbi rezultatet e tij./mxh
