Gjatë një sesioni “Pyet Më” në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën:
“Si e menaxhon sfidën e bashkë-prindërimit kur jetoni në qytete të ndryshme?”
Sarah u përgjigj me një mesazh të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke treguar se procesi nuk është gjithmonë i thjeshtë, por se çdo gjë mësohet me kohë.
“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”/ K.M

