Last Updated on 05/11/2026 by EL
Këngëtari dhe producenti shqiptar Genc Prelvukaj ka marrë titullin doktor i shkencave në Histori në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.
Prelvukaj ka mbrojtur punimin e tij të doktoraturës më 5 nëntor 2026, në Fakultetin e Studimeve Kroate, duke përmbyllur kështu një rrugëtim akademik që kishte nisur disa vite më parë.
Tema e disertacionit të tij ishte “Komponenti shqiptar në etnohistorinë malazeze në periudhën paramoderne (shekujt XIII-XVIII)”. Punimi është realizuar në gjuhën angleze, nën mentorimin e akademikut Stjepan Ćosić.

Në këtë ditë të rëndësishme, Prelvukaj nuk ishte vetëm. Pranë tij ishte partnerja, këngëtarja Eni Koçi, e cila e ka shoqëruar gjatë ceremonisë së doktoraturës.
Rrugëtimin drejt këtij titulli, artisti e kishte bërë publik që në shkurt të vitit 2020, kur njoftoi se ishte pranuar në studimet e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit, në fushën e Historisë.
Përveç karrierës së tij në muzikë, Prelvukaj tashmë i shton profilit të tij edhe një arritje akademike, pas një procesi disa vjeçar studimi dhe kërkimi shkencor./ET
