Last Updated on 12/11/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë.
“Deri më sot juve ju është indeksuar pensioni, ka ndodhur dhe 2 herë në vit. Kjo nuk ka lidhje. Pensioni do rritet, siç thashë, dhe pensioni po ashtu do të indeksohet. Vetëm për indeksimin do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që për indeksimin dhe për rritjen, vetëm për pensionistët, në 4 vitet e ardhshme do të shpenzohen ekstra 1.7 miliardë euro. Natyrisht që kjo është një shumë e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit shqiptar, plotësisht e merituar. Por ama përqeshjet, sikur ka diku mundësi përtej kësaj, vijnë të gjitha nga injoranca, ligësia dhe dëshpërimi. Dëshpërimi i atyre që kanë humbur thellë e më thellë dhe akoma s’e kanë marrë vesh se pse humbin thellë e më thellë, deklaroi Rama.
