Sot territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa dhe të freskëta që vijnë nga Europa Qendrore, duke sjellë një përkeqësim të lehtë të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve, mëngjesi do të nisë me vranësira të shpeshta në veriperëndim dhe zonat qendrore, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të përhapen edhe drejt zonave jugore, ndërsa reshjet pritet të mbeten të izoluara.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme. Vlerat minimale do të luhaten nga 6°C deri në 10°C, ndërsa maksimalet nuk pritet të kalojnë 16°C në ultësirën perëndimore dhe 12–14°C në zonat malore.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në momente të veçanta pritet të intensifikohet në bregdet. Edhe dallgëzimi në det do të jetë mesatar, me lartësi deri në 4 ballë./ K.M
