Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Brazili arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Senegalit në miqësore, duke i dhënë fund serisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të afrikanëve. Për Seleçaon, kjo ishte fitorja e dytë në pesë përballjet e fundit kundër ekipeve afrikane dhe erdhi pas barazimit zhgënjyes ndaj Japonisë, ku brazilianët shpërdoruan një epërsi prej dy golash.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke krijuar presion të vazhdueshëm në minutat e para. Mathues Cunha ishte pranë golit kur goditi traversën nga brenda zonës, duke paralajmëruar atë që do të vinte më pas.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 28 me golin e talentit Estevao, i cili shënoi golin e tij të katërt në vetëm pesë paraqitje me fanellën e Brazilit, falë një gjuajtjeje të saktë në këndin e poshtëm të majtë.
Dhjetë minuta para mbylljes së pjesës së parë, Casemiro dyfishoi shifrat pas një skeme të mirë pas goditjes së dënimit nga Rodrigo. Mesfushori kontrolloi topin brenda zonës dhe realizoi me qetësi, duke regjistruar golin e tij të tretë në katër ndeshjet e fundit për klub dhe kombëtare.
Pjesa e dytë nisi me rrezik për Brazilin, kur portieri Ederson gaboi nën presionin e Xhekson, por goditja e Ndiaje u ndal vetëm në shtyllë. Pas këtij momenti, ritmi ra dhe rastet e pastra u pakësuan dukshëm për të dy ekipet.
Në minutat e fundit, loja mori karakteristikën tipike të një miqësoreje, me pak aksione konkrete dhe me të dyja palët që menaxhuan lojën pa rrezikuar shumë.
Takimi u mbyll 2-0 në favor të Brazilit, një reagim i nevojshëm pas dy humbjeve në tri ndeshjet e fundit. Ndërkohë, për Senegalin kjo ishte disfata e tretë radhazi në miqësore, por sfida ofroi mundësi të vlefshme për testime taktike para angazhimeve të ardhshme./MXH
