Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi do të miratojë në parim projekbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2026.
Demokratët kërkuan në konferencën e kryetarëve që t’u jepet kohë për t’u njohur me paketën fiskale, e cila është futur për diskutim në komisione vetëm 24 orë përpara seancës plenare.
Mazhoranca ka kërkuar që ta lërë si pikë të fundit në rend të ditës, por kjo kërkesë e saj është kundërshtuar nga opozita në konferencë./kb
