Në Paris po rikthehet humori i Moliere-së përmes një projekti unik që bashkon studiues të letërsisë dhe inteligjencën artificiale. Komedia e re “L’Astrologue ou les Faux Presages” (“Astrologu ose Parashikimet e Rreme”) do të ngjitet në skenë në Chateau de Versailles në maj 2026, duke rikrijuar stilin dhe gjuhën e shkrimtarit të shekullit XVII.
Projekti “Moliere Ex Machina” përdor AI-në franceze Mistral, e trajnuar me veprat e Moliere-së dhe dokumente historike, për të prodhuar skenarë që pastaj redaktohen dhe shqyrtohen nga specialistë. Historia tregon Geronte, një borgjez i mashtruar nga një astrolog, që përpiqet të martojë vajzën e tij me një berber të pabesë, pavarësisht dashurisë së saj për dikë tjetër.
Edhe kostumet janë krijuar duke u bazuar në skica origjinale të Henri Gissey dhe qepur me dorë sipas teknikave autentike të shekullit XVII. Gjatë procesit kanë ndodhur edhe situata qesharake, si interpretimi i gabuar i “frogging” nga AI-ja. Projekti tregon se si teknologjia mund të rikthejë trashëgiminë kulturore, duke sjellë Moliere-n në skenën moderne pa humbur shpirtin e veprave të tij.
