Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit sezonal në disa vende europiane. Ekspertët shprehen se kombinimi i temperaturave të ulëta dhe qarkullimit të shtameve të reja ka rritur ritmin e infektimeve.
Qytetarëve u rekomandohet të vaksinohen, të shmangin grumbullimet kur është e mundur dhe të monitorojnë simptomat, pasi disa shtame këtë vit po qarkullojnë më agresivisht se zakonisht./KM
