Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka përfunduar në ujë pak pasi kishte kaluar kontrollet e imbarkimit drejt Shqipërisë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të frenojë në kohë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që e penguan të ketë pamje të qartë,
Në makinë ndodhej vetëm shoferi me origjinë shqiptare, i cili ka arritur të dalë nga automjeti dhe të qëndrojë në këmbë mbi tavanin e makinës në pritje të ndihmës.
Ndërhyrja e kapitanerisë së portit ka qenë e menjëhershme./MXH
