Në ankandin e parë të mbajtur në selinë e re të Sotheby’s në Shtetet e Bashkuara, vepra e Gustav Klimt “Portreti i Elisabeth Lederer” u shit për 236.4 milionë dollarë, duke u bërë kështu vepra më e vlefshme e artit modern e shitur ndonjëherë në ankand.
Çmimi rekord u shoqërua me reagime të forta nga salla, pas një gare të ashpër ofertash që zgjati mbi 20 minuta.
Piktura, e realizuar në vitet e fundit të jetës së mjeshtrit austriak Klimt dhe që paraqet vajzën e re të një prej familjeve të tij më të rëndësishme, i shpëtoi shkatërrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Portreti i Lederer”, i cili theu rekordin e vendosur në vitin 2022 nga një vepër e Andy Warhol-it, ishte pjesë e koleksionit të trashëgimtarit të Estée Lauder, Leonard A. Lauder, i cili u nda nga jeta më herët këtë vit.
Një tjetër objekt që tërhoqi vëmendje të veçantë në ankand ishte skulptura prej ari, e Maurizio Cattelan. Veprës “America” një tualet i punuar tërësisht në ar, iu bë një ofertë e vetme./MXH
