“Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se Bashkimi Evropian mund të kompensojë ndikimin e tarifave tregtare të SHBA-së duke ulur disa barriera të brendshme.
“Lagarde theksoi se modeli ekonomik i BE-së, i orientuar drejt eksportit, është tronditur nga një kthesë mbrojtëse në tregjet globale, nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara deri tek kontrolli i Kinës mbi metalet e rralla.
Por ajo shtoi se blloku mund të përfitojë nëse e lehtëson tregtinë ndërmjet 27 vendeve anëtare. ‘Analizat tona tregojnë se nëse të gjitha vendet e BE-së do të ulnin barrierat në nivelin e Holandës, barrierat e brendshme mund të bien rreth 8 pikë për mallrat dhe 9 pikë për shërbimet,’ tha Lagarde.
Ajo propozon gjithashtu reforma të gjera ekonomike, nga harmonizimi i taksës mbi vlerën e shtuar deri tek krijimi i ligjit të kompanive të përbashkët evropian, si dhe ndryshime strukturore në funksionimin e BE-së.
Lagarde përmendi edhe shpenzimet fiskale, veçanërisht në Gjermani, si një mburojë për ekonominë, ndërsa ECB do të vazhdojë të përshtasë politikat e saj për të mbajtur inflacionin në objektiv.”
