Presidenti amerikan Donald Trump reagoi të shtunën pas dorëheqjes së kongresmenes Marjorie Taylor Greene nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke e quajtur largimin e saj “lajm të shkëlqyer për vendin”.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se Greene vendosi të largohej për shkak të “rënies së madhe të sondazheve” dhe frikës nga një sfidë në primare ndaj një kandidati me mbështetjen e tij, ku sipas Trump ajo “nuk do të kishte asnjë shans”.
Ai kritikoi gjithashtu lidhjet e Greene me kongresmenin Tom Massie, të cilin e cilësoi “kongresmeni më i keq republikan në dekada”. Në një deklaratë të veçantë për ABC News, Trump shtoi se largimi i Greene ishte “lajm i mirë për vendin” dhe se ajo duhet të jetë “e lumtur”.
Ende nuk ka detaje mbi planet e ardhshme të Greene./mxh
