Last Updated on 21/10/2026 by EL
Turqia pritet t’i paraqesë parlamentit një mandat që autorizon vendosjen e personelit ushtarak në Arabinë Saudite, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit. Lajmi u bë i ditur për Reuters nga një ligjvënës nga Partia në pushtet AKP. Sipas tij, mandati do t’i dërgohet parlamentit pasi të miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes.
Një ditë më parë, Turqia paraqiti në parlament për ratifikim Marrëveshjen e Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës, të nënshkruar nga të tre vendet në gusht. Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak mes Ankarasë dhe Riadit, në një kohë kur Arabia Saudite përballet me kërcënime dhe sulme nga rebelët Huthi.
Ligjvënësi i AKP-së theksoi se trupat turke që mund të vendosen jashtë vendit në kuadër të paktit nuk do të marrin pjesë në operacione ofensive. Sipas tij, në fazën fillestare pritet të dërgohen personel teknik dhe ekspertë për të ofruar mbështetje në fushën e mbrojtjes ajrore, luftës elektronike dhe kapaciteteve të tjera mbrojtëse./et
