Liverpool u mposht 3-0 nga Nottingham në javën e 12-të të Premier League, duke dhënë një paraqitje zhgënjyese.
Skuadra vendase shënoi e para me Murillon në minutën e 33-të. Në fillim të pjesës së dytë, Savona dyfishoi rezultatin.
Gibbs-White vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 78-të. Humbja e zbret Liverpool-in në vendin e 11-të me 18 pikë, ndërsa Nottingham ngjitet në të 16-in me 12 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace fitoi 0-2 kundër Wolves dhe Brighton triumfoi 2-1 ndaj Brentford. Fulham mori një fitore minimale ndaj Sunderland, ndërsa Bournemouth dhe West Ham barazuan 2-2.
