Derbi i Milanos i kësaj të diele do të hyjë në histori si ndeshja me të ardhurat më të larta nga biletat, me rreth 8 milionë euro, duke kaluar rekordin e vitit të kaluar.
Për herë të parë, Interi dhe Milani e zhvillojnë derbin si bashkëpronarë të “San Siros”, pasi stadiumi është blerë nga komuna.
Interi kërkon të thyejë serinë prej pesë ndeshjesh pa fitore ndaj Milanit. Trajneri Christian Chivu tha se e njeh mirë rëndësinë e derbit dhe kërkon ta përgatisë ekipin për një paraqitje solide.
Nga ana tjetër, trajneri Masimiliano Alegri deklaroi se Interi është favorit për titullin dhe zbuloi se në të kaluarën ka pasur mundësi të zgjidhte mes Juventusit, Real Madridit dhe Interit, por shkoi të bardhezinjtë.
Ndeshja do të luhet të dielën në orën 20:45 në “San Siro”.
