Rikthimi në stadiumin “Camp Nou”, duket se ka rikthyer shkëlqimin te Barcelona. Katalanasit triumfuan pastër me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Athletic Bilbao-s, në duelin e vlefshëm për javën e 13-të në La Liga.
Spektaklin e golave e nisi Robert Lewandowski, që zhbllokoi takimin pas 4 minutave lojë. Në fundin e pjesës së parë, Ferran Torres dyfishoi shifrat.
Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, sërish me gol. Në minutën e 48-të, Fermin Lopez, realizoi të tretin, ndërsa ndeshjen e vulosi Torres në fund, i cili kompletoi dopietën personale.
Me këtë fitore, Barcelona merr vendin e parë me 31 pikë, po aq sa Real Madrid, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
