Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar në zonën e Institutit në Kamëz.
Policia e Tiranës njoftoi se ai u paraqit vetë në spital rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të dielës. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia./kb
