Last Updated on 24/11/2025 by Monika
Gazetari Almer Toska ka dhënë detaje të reja mbi hetimin që SPAK po zhvillon ndaj Belinda Ballukut, duke u ndalur veçanërisht te dyshimet që lidhen me hetimin pasuror.
Sipas tij, në një nga dosjet e hetimit dyshohet se një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka transferuar 50 milionë euro drejt Austrisë, në emër të një shtetasi nga Kosova, të quajtur Lirim Fejzullahu. Gazetari theksoi se autoritetet dyshojnë se këto fonde mund të jenë për llogari të Belinda Ballukut.
“Nëse kjo vërtetohet, kjo do të ishte një nga akuzat më të forta që rëndon ndaj Ballukut,” u shpreh Toska, duke theksuar rëndësinë e hetimit pasuror për çështjen.
Hetimi vijon, ndërsa SPAK po shqyrton të gjitha transaksionet dhe lidhjet financiare të mundshme që mund të konfirmojnë ose të rrëzojnë këto dyshime.
