Sipas një studimi të ri, gjenet e lidhura me sjelljet impulsive janë gjithashtu të lidhura me shëndetin mendor, obezitetin dhe gjendje të tjera.
Dëshira për një reagim të shpejtë është e rrënjosur thellë në ADN-në tonë dhe mund të ndikojë në një gamë të gjerë rreziqesh shëndetësore gjatë jetës sonë.
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se tiparet që lidhen me impulsivitetin mund të kalohen nga prindi te fëmija dhe se ato janë të lidhura me shëndetin mendor dhe fizik.
“Vendimmarrja impulsive është diçka që e përjetojmë të gjithë, por rrënjët e saj biologjike kanë qenë çuditërisht të vështira për t’u përcaktuar”, tha Sandra Sanchez-Roige, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, në Shtetet e Bashkuara.
Sipas studiuesve, analiza të mëtejshme tregojnë se këto lidhje mund të shpjegohen nga proceset biologjike që mbivendosen dhe janë specifike për tiparet. Disa nga gjenet ishin të përfshira në sinjalizimin e dopaminës, strukturën e trurit dhe rrugët metabolike të lidhura me rritjen dhe lidhjet nervore./ K.M
