Gazetari Robert Papa komentoi sot disa prej zhvillimeve më të fundit nga rajoni, duke u ndalur edhe te situata mes Kosovës dhe Serbisë.
I ftuar në Euronews Albania, Papa tha se Kosova ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe si pjesë e vizionit në politikën e jashtme.
Papa shprehu edhe qëndrimin e tij mbi paqëndrueshmërinë politike në Serbi, teksa përmendi edhe protestat e shumta në mes të Beogradit.
“Vuçiç është pjesë e një qeverie kriminale që ka kryer gjenocidin e Millosheviçit. Më vjen mirë që amerikanët e kanë kuptuar këtë. Ata që dalin në rrugët e Beogradit e kanë një gjë që bëjnë këtë. Nuk mund të jesh edhe me Moskën edhe me Perëndimin. Por rrezik për ne janë. Serbia mbetet gjithmonë rrezik. Kosova mbetet tokë e ndikimit amerikan. Janë sferat që kontrollojnë politikën e jashtme. Po të shohësh tarifat, Serbisë i vuri më shumë dhe Kosovës më pak. Më vjen mirë që në zgjedhjet e reja që do të bëjë, Kosova do të nxjerrë një qeveri aleate me Amerikën. Kushdo që të jetë, nuk ka shans tjetër. Nuk shikoj zgjidhje në Kosovë, nëse nuk bashkohet me Shqipërinë. Duam, s’duam e ardhmja është me ne. Dhe jemi pro-amerikanë”,-tha Papa.
