Një avion pasagjerësh i kompanisë polake LOT doli nga korsia e rrotullimit në aeroportin e Vilniusit në Lituani, pasi mbërriti nga Varshava, duke bllokuar përkohësisht të gjithë trafikun ajror, njoftoi operatori i aeroportit.
Të gjithë pasagjerët e fluturimit LO771 kanë zbritur nga avioni dhe nuk raportohet për të lënduar, bëri të ditur aeroporti përmes një postimi në Facebook.
Avioni Embraer 170 po transportonte 63 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, sipas një zëdhënësi të LOT, i cili e konfirmoi informacionin në platformën X.
“Pas uljes, të gjithë pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të lëvizshme dhe më pas u transportuan drejt terminalit,” shtoi zëdhënësi.
