Raportet e fundit tregojnë se industria e bukurisë po bën një kalim të fortë nga estetika te shëndeti i lëkurës. Produktet që fokusohen te hidrimi, barrierat mbrojtëse të lëkurës dhe përbërësit natyralë janë në qendër të vëmendjes. Konsumatorët kërkojnë transparencë dhe efekt real, duke lënë pas trendet e rënda të make-up-it.
Kjo pritet të ndikojë edhe te markat e mëdha, të cilat tashmë po zhvillojnë formula më të thjeshta dhe më efikase./KM
