Thuhet shpesh se njerëzit që vuajnë më shumë emocionalisht e shohin botën me një sy më realist. Megjithatë, shpesh janë pikërisht disa zakone mendore dhe gjëra të caktuara, të cilave u japin rëndësi të tepruar, ato që i mbajnë të bllokuar në pakënaqësi.
Ja cilat janë:
1. Vëzhgojnë vazhdimisht dinamikat mes njerëzve
Njerëzit e palumtur shpesh analizojnë çdo grup shoqëror, duke u përpjekur të kuptojnë kush i pëlqen, kush i pranon dhe ku qëndrojnë vetë në raport me të tjerët. Në vend që të marrin pjesë natyrshëm, ata e shohin veten si të jashtëm dhe përfundojnë duke u ndier më të vetmuar.
2. Kërkojnë gjithmonë dikë për të fajësuar
Qoftë duke fajësuar të tjerët apo veten, ata e kanë të vështirë të lënë pas situatat e pakëndshme. Kanë nevojë të gjejnë një përgjegjës për çdo problem, në vend që të pranojnë atë që ka ndodhur dhe të ecin përpara.
10 gjëra për të cilat njerëzit e palumtur shqetësohen
3. Janë të fiksuar pas telefonit
Njoftimet, rrjetet sociale dhe nevoja për të qenë gjithmonë të informuar ndikojnë fort te mirëqenia e tyre. Ata ndihen të përjashtuar nëse nuk dinë çfarë po ndodh dhe kërkojnë vazhdimisht vlerësim nga të tjerët.
4. Mendojnë pa pushim për gjërat që i shqetësojnë
Shpesh imagjinojnë skenarët më të këqij të mundshëm. Në vend që të përqendrohen te gjërat që funksionojnë në jetën e tyre, ata ngecin në një cikël mendimesh negative që i konsumon emocionalisht.
5. Kanë nevojë të provojnë sa shumë punojnë
Për ta, puna nuk është vetëm përmbushje personale, por edhe mënyrë për të treguar vlerën e tyre. Shpesh sakrifikojnë pushimin, gjumin dhe balancën mes jetës personale e profesionale vetëm për të dëshmuar sa të përkushtuar janë.
10 gjëra për të cilat njerëzit e palumtur shqetësohen
6. Merren tepër me thashetheme
Shpesh investojnë energji te jeta e të tjerëve, sepse kjo u jep ndjesinë se kanë diçka interesante për të ndarë. Por kur bisedat rrotullohen vazhdimisht rreth të tjerëve, krijohet një cikël negativiteti që nuk sjell asnjë përfitim real.
7. Kërkojnë vazhdimisht rehati
Dalja nga zona e komfortit u duket e frikshme. Takimet me njerëz të rinj, përvojat e panjohura apo sfidat personale shpesh shmangen, duke i lënë të bllokuar në një rutinë që nuk i bën të lumtur.
8. E shohin veten gjithmonë si viktima
Edhe kur gabojnë, e kanë të vështirë të marrin përgjegjësi. Kërkojnë vazhdimisht mirëkuptimin dhe keqardhjen e të tjerëve, ndërsa shmangin përballjen me rolin e tyre në problemet që krijohen.
10 gjëra për të cilat njerëzit e palumtur shqetësohen
9. Përgatiten gjithmonë për më të keqen
Të qenit i kujdesshëm është normale, por kur çdo situatë shihet si kërcënim, ankthi bëhet pjesë e përditshmërisë. Kjo mënyrë të menduari i mban vazhdimisht në gjendje alarmi dhe i pengon të shijojnë momentin.
10. Kanë nevojë të kenë gjithmonë të drejtë
Për ta, fitimi i debatit është më i rëndësishëm sesa ruajtja e marrëdhënieve. Egoja merr kontrollin dhe nevoja për të pasur fjalën e fundit i largon gradualisht nga njerëzit që kanë pranë./mxh
