Last Updated on 27/11/2025 by EL
COVID-19 po vazhdon të qarkullojë në Greqi, sipas raportit javor të EODY-së.
Gjatë javës së fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 138 shtrime të reja në spital, ndërsa dy pacientë u intubuan. Pozitiviteti i virusit në komunitet mbetet i qëndrueshëm dhe varianti XFG është dominues.
Sipas raportit epidemiologjik të Organizatës së Shëndetit Publik Helenik, pozitiviteti për SARS-CoV2 në komunitet mbetet i qëndrueshëm, ndërsa aktiviteti i gripit është në nivele të ulëta.
Që nga fundi i pranverës, është regjistruar bashkëqarkullimi i llojeve LP.8.1, NB.1.8.1 dhe XFG, me një rritje graduale të XFG, i cili aktualisht është lloji mbizotërues në zbulime.
Në të njëjtën kohë, aktiviteti i gripit është ende i ulët, me vetëm dy raste serioze të shtruara në kujdes intensiv dhe pa vdekje të reja.
Mostrat e analizuar tregojnë praninë e nëntipave A(H1)pdm09 dhe A(H3), përfshirë nënkladën A(H3) K, e cila konsiderohet më e rrezikshme për grupet e ndjeshme.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë vaksinimin kundër gripit dhe COVID-19 për personat me rrezik të lartë dhe këshillojnë mbajtjen e masave parandaluese për infeksionet respiratore./e.t
