Burime nga industria e teknologjisë raportojnë se Apple po teston një version të ri të Face ID që mund të identifikojë fytyrën edhe në errësirë të thellë, falë sensorëve të përmirësuar infra-red. Testimet po zhvillohen në laboratorët e brendshëm dhe pritet që funksioni të shfaqet tek modelet e ardhshme të iPhone.
Kjo përmirësim do të rrisë sigurinë dhe shpejtësinë e aksesit, duke e bërë Face ID më funksional në mjedise ku drita është minimale — një problem i raportuar prej vitesh nga përdoruesit./KM
