Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka bërë me dije se 3.7 miliardë euro janë investuar në vend që nga viti 1999. BE shprehet se është ofruesi më i madhë i ndihmës financiare për Kosovën dhe partner ii saj më i fortë dhe i besueshëm.
Në postimin e mëposhtëm, thuhet se mbështetja e Bashkimit Europian po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.
Postimi i plotë:
Me 3.7 miliardë euro të investuara në #Kosovë që nga viti 1999, #BE është ofruesi më i madh i #NdihmësFinanciare dhe #Partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm.
BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës .
Mbështetja e BE-së po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.
Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi.
