Ish-mesfushori i Liverpool dhe i Gjermanisë, Didi Hamann, mendon se Florian Wirtz në janar mund të largohet nga Liverpool. Sipas tij, mesfushori nuk ka fizikun e duhur për një kampionat si ai anglez.
“Po, unë mendoj se ai mund të huazohet në janar. Me gjithë ndihmën dhe mbrojtjen nga klubi dhe trajneri, nëse sjell dikë për 120 mln euro, atëherë ai duhet të bëjë kthesën. Më duket se ka humbur besimin. Në Angli, kur humbet topin, duket sikur ritmi është më i shpejtë”.
“Më duket i dorëzuar, sikur thotë ‘nuk jam për këtu’. Uroj ta kem gabim”. m.p.
