Të shtunën, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me intensitet të mesëm, që herë pas here mund të bëhen më të dendura. Në disa zona, kryesisht në jug të vendit, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe të përkohshme.
Në Tiranë, temperaturat ditore do të luhaten rreth 15–16 °C, ndërsa gjatë natës pritet një rënie deri në 7–8 °C. Zonat bregdetare dhe ato jugore do të kenë mot disi më të butë, por me mundësi reshjesh dhe nivele të larta lagështie. Në këto rajone, temperaturat e ditës pritet të variojnë nga 10 deri në 18 °C. Ndërkohë, në zonat malore temperaturat mbeten më të ulëta.
Era do të fryjë nga lindja me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 17 m/sek. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë me forcë 2–4 ballë./kb
