Last Updated on 29/11/2025 by Monika
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një person.
Në kërkim është shpallur 41-vjeçari S. G. i cili ka vjedhur një aparat celular në një market në Rrugën e Kombit dhe është larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. G., 41 vjeç, banues në Kosovë, i cili ka marrë një aparat celular në një market përgjatë Rrugës së Kombit dhe është larguar”, njofton policia.
