Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump njoftoi lançimin e kompanisë të filmit “Muse Films” në mediat sociale me një video të shkurtër ku zbuloi logon zyrtare.
Kompania do të debutojë me filmin e ardhshëm të titulluar “Melania”, i cili është planifikuar të dalë në kinematë në të gjithë vendin më 30 janar dhe më vonë në shërbimin e transmetimit Prime Video të Amazon.
Dokumentari tregon 20 ditët para se ish-modelja të kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump më 20 janar.
“Hyni brenda botës së Melania Trump ndërsa ajo orkestron planet e inaugurimit, lundron në kompleksitetet e tranzicionit të Shtëpisë së Bardhë dhe rihyn në jetën publike me familjen e saj. Me pamje ekskluzive që kapin takime kritike, biseda private dhe mjedise të papara më parë, ‘Melania’ shfaq rikthimin e znj. Trump në një nga rolet më të fuqishme në botë”, thuhet në sloganin e filmit.
Melania Trump shërben si producente ekzekutive, ndërsa Brett Ratner (“Rush Hour” ) është regjisor. Dokumentari vjen ndërsa Paramount po zhvillon aktualisht ” Rush Hour 4 “, me Ratner që do të kthehet së bashku me yjet Jackie Chan dhe Chris Tucker, sipas Variety dhe The Hollywood Reporter.
