Vetëm brenda pak orësh të mërkurën pasdite, ajo që filloi si një zjarr i vogël në katin e parë të një pallati apartamentesh u shndërrua në një ferr të tërbuar që përpiu shtatë kulla të larta në një kompleks banesash publike në Hong Kong.
Të paktën 128 persona kanë vdekur, rreth 150 janë të zhdukur dhe mijëra të tjerë janë tani të pastrehë në një qytet që vuan nga mungesa kronike e hapësirës dhe ku çmimet e pronave janë ndër më të shtrenjtat në botë.
Zjarri ka tronditur edhe Hong Kongun, i cili ka një rekord të fortë sigurie dhe nuk është mësuar me katastrofa të kësaj shkalle.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Por ndërtesat në kompleks ishin të gjitha në rikonstruksion, me shumë dritare të bllokuara nga polistireni shumë i ndezshëm që autoritetet thonë se ndihmoi në nxitjen e zjarrit.
Kjo, dhe një sërë mangësish të tjera të sigurisë, nxitën zjarrin më vdekjeprurës të Hong Kongut në dekada./K.M
