Liverpooli më në fund është kthyer të fitorja në Premier League, për të triumfuar në Londër ndaj West Ham .
“Reds” zhvilluan një paraqitje solide, edhe pse fituan vetëm me rezultat 0-2.
Mysafirët e nisën fuqishëm nga fillimi për të rrezikuar me Alexander Isak dhe Florian Wirtz, mirëpo Alphonse Areola me disa super pritje iu mohoi golat.
Pas një aksioni të shpejtë Cody Gakpo asistoi për mrekulli te Isak, i cili me një goditje të saktë e kaloi Liverpoolin në epërsi (60’). Për suedezin ishte goli i parë në fanellën e “Reds”.
Situata për vendasit u vështirësua kur Lucas Paqueta mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.
Në fund, Cody Gakpo e vulosi fitoren pas një asistimi të Joe Gomez (90+2’).
Liverpool tani ngjitët në pozitën e tetë me 21 pikë derisa West Ham zë pozitën e 17-të me 11 pikë./ D.C
