Sipas Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve në Kosovë, dymbëdhjetë parti politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se këto parti politike janë PDK, LDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi; Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska unija – SDU, Lista Serbe, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Fjala.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më datë 28 dhjetor 2025./ K.M
