Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Briken Calja shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes në Durrës duke triumfuar në kategorinë deri në 79 kg.
Ai fitoi tre medalje të arta dhe vendosi tre rekorde ballkanike. Në stilin e shkëputjes ngriti 150 kg, rezultat që u shënua si rekord i ri ballkanik.
Calja tentoi edhe 156 kg për rekord evropian, por nuk i realizoi dot provat. Në stilin e shtytjes, ai ngriti 185 kg, duke siguruar sërish rekord ballkanik. Në dygarësh regjistroi 335 kg, rezultat që i dha medaljen e tretë të artë dhe rekordin e tretë.
Ndërkohë, për Erkand Qerimajn gara nuk shkoi mirë, pasi dështoi në të gjitha provat me 151 kg dhe nuk mori pjesë në dygarësh.
